LIVE UPDATES
Politike

Berisha flet për përballjen e Ramiz Alisë me Azem Hajdarin: I tha se nuk kemi dalë në protesta për një gotë çaj, por për qëllime politike

Berisha tha se takimi mes tyre erdhi pasi Ramiz Alia ishte informur se Azem Hajdari me një grup të rinjt në datën 8 në darkë, kishin dalë për të protestuar në sheshin e Qytetit Studenti dhe se kërkojnë takim.

22 Dhjetor 2024, 12:47 Nga r.ll
Berisha flet për përballjen e Ramiz Alisë me Azem Hajdarin: I tha
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë", ka treguar pasazhe nga takimi mes Ramiz Alisë dhe Azem Hajdarit në vitin 1990.

Berisha tha se takimi mes tyre erdhi pasi Ramiz Alia ishte informur se Azem Hajdari me një grup të rinjt në datën 8 në darkë, kishin dalë për të protestuar në sheshin e Qytetit Studenti dhe se kërkojnë takim.

Kreu i PD-së shprehet se Alia kishte pranuar takimin dhe nuk i pret në Komitet Qendror, por në universitet. Në takimin mes tyre, Berisha tregon se Azem Hajdari ka marrë fjalën dhe ka thënë se në protestë nuk kishin dalë për një gotë çaj por për qëllime politike. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Në vitin 1990, ne në tërësi, të jem i sinqertë me ju, ishim parashikuar pas 2 korrikut të mbetemi Kuba e Adriatikut. Ju sugjeroj të lexoni për këtë, një intervistë të protagonistit kryesor ndërkombëtar, që ishte ambasadori Gjerman, Verner Dob.

Çfarë thotë ai? Ajo ishte një kryengritje madhështore, ajo ishte, ata që rinia punëtor, ti themi siç janë, por ata e përmbysën murin e Berlinit në Tiranë, ata si luanë iu vërsulën ambasadave. Shoqëria, ne të tjerët, qëndruam në letargjinë tonë, në topinë tonë dhe nuk mbushëm rrugët. E thotë bukur ai.

Por çfarë thotë ai? Askush përveç se një zv/ministër në qeverinë time nuk më mbështeste dhe më vëzhgonin se mos isha nxitës. Ai nxiste në fakt, ai ishte burrë, meriton çdo nderim. Ai nxiste me shpresë se nga kjo, Tirana do të derdhej në rrugë.
Por thotë, më vinin telegramet dhe mesazhet se, kanë specifikat e veta, se janë kështu, e ashtu, përveç zv/ministrit, i cili më çonte mesazhe shumë i entuziazmuar nga veprimi im.

Kështu që, Ramiz Alia arriti të ringrejë murin e Berlinit. Shpërndarë kishte ata sampistat, kishte ca batalione terroriste. Rrihnin njerëz. Po të shihnin 15 veta në stacion, rrihnin, që të mos u shkonte mendja të futeshin në ambasada, pasi i përzuri.
Kështu që, plus ambasadat hynë në remont, pasi ishin dëmtuar. Ambasada Gjermane 3 mijë vetë në oborr dhe seli. Në atë kohë pra, kur këta e nisën betejën ishte e papritur. Ka një ngjashmëri të madhe mes revolucionit çek dhe revolucionit demokratik shqiptar, edhe atë studentët e nisën, edhe atë e nisi Universiteti i Pragës.

Por ku ishte Çekia krahasuar me Shqipërinë, ishte shumë kate më e lirë se Shqipëria. Ky që e quanin edhe Gorbaçov, vriste njerëz në kufi, vriste të rinj në kufi. Dhe jo vetëm i vriste, por ua zvarriste trupat nëpër qytete, Shkodër, Sarandë, Gjirokastër, e me radhë për të terrorizuar. Nga mëngjesi deri në darkë u frynte brirëve të demokracisë, thoje ti, se këtu po bëhet gjithçka. Ata vriteshin, të rinjt i vriste. Dhe Ramiz Aliaj ka shkelur rregulloren e kufirit. Në një kohë kur kishte hequr veprën e tradhëtisë kombëtare për arratisjen. Pra me gjithë këtë situatë, Azem Hajdari me një grup të vogël fillimisht në datën 8 në darkë, dalin e protestojnë në sheshin e Qytetit Studenti.

Nuk kishin drita, baltë në qytet, nuk kishin ngrohje etj. Natyrisht këto kërkesa ishin të tyre, por Ramiz Aliaj informohet menjëherë se, studentët janë në protestë dhe kërkojnë takim, pranon takimin dhe nuk i pret në Komitet Qendror, por i pret në universitet. Dhe këta shkojnë në Universitet. Imagjinoni ju, një student të vitit 3-4, se ju e keni shumë të thjeshtë tani, por ju garantoj se po të bëhej një anketë në atë periudhë, se çdo të thotë pluralizëm, shumë të paktë ishin ata që mund të jepnin përgjigje se çfarë do të thotë pluralizëm. Izolimi kishte bërë punë të jashtëzakonshme. Sigurisht kishte një elitë që e dinte, por masivisht, propaganda kishte bërë punë të jashtëzakonshme. Dhe Azem Hajdari i thotë, na thuaj ku e ke qëllimin dhe fjala e tij; nuk kemi dalë për një gojë çaj. Kemi dalë për atë që duhet dalë, pra për qëllime politike.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet