Aktualitet

Ndërtimi te UBT/ Studentë e pedagogë në protestë: Na prishni laboratorin. Bashkia: Shkolla do bëhet!

5 Prill 2019, 06:53 Nga DOSJA
Ndërtimi te UBT/ Studentë e pedagogë në protestë: Na

TIRANË- Studentë dhe pedagogë të Universitetit Universitetit Bujqësor kanë protestuar sërish sot, kundër projektit për ndërtimin e një shkolle në fidanishten e këtij universiteti. Studentët marshuan brenda kampusit, drejt zonës ku kanë nisur punën eskavatorët. Në konflikt tashmë është futur drejtpërdrejt Bashkia e Tiranës, që thotë se në këtë ambient duhet të ndërtohet një shkollë. Nga ana tjetër, rektorati i UBT sqaron se në projektin e vetë Universitetit, është planifikuar që në këtë vend të ndërtohet Fakulteti i Shkencave Ushqimore, e për pasojë nuk mund të ndërtohet ngjitur me të, një shkollë tjetër. Një nga dekanët, Maksim Meço, tha se projekti është korruptiv, dhe do të realizohet me PPP, duke kërkuar sqarime nga Bashkia. Ndërkohë pedagogët dhe student, thonë se këtë ambient e përdorin për laborator dhe se shkolla duhet të ndërtohet gjetkë. Nënkryetari i Bashkisë, Arbër Mazniku ka përsëritur prerazi se shkolla do të ndërtohet dhe në vizitën e tij në UBT u konfliktua edhe me një nga pedagogët e pranishëm. Vetë, Veliaj tha dje se protesta është një turp, pasi sipas tij aty po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonën.

Projekti për ndërtimin e Kampusit

Zhvillimet orë pas ore nga protesta e studentëve të UBT

Ora 12:30-Pedagogu sherr me Maznikun: Mu thaftë dora që ju votova, ju ardhtë zoti, na shkatërruat! Bashkia: Djerrinë me plehra!

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku ka debatuar ashpër me një nga pedagogët e Universitetit Bujqësor i cili ka dalë në protest kundër ndërtimit në fidanishten e UBT. Pedagogu kërkoi shpjegime nga Mazniku, se pse po ndërtohet brenda kampusit, në një zonë që siç tha ai, është e destinuar të përdoret nga studentët. Debati mes tyre u tensionua në mallkime, ndërkohë që Mazniku tha se bashkia po vitalizon një tokë që “nuk është bërë as vresht, asgjë, por qëndron djerrinë me plehra”.

Ora 11:44- Ndërtimi tek UBT, Rektori: Palët janë në gjyq, do ndërtohet edhe fakultet edhe shkollë

Bahri Musabelliu, rektor i UBT flet për ndërtimin në fidanishten e këtij universiteti. Rektori zbuloi se ka një projekt për ndërtimin e fakultetit të Ushqimit në të njëjtën ngastër ku bashkia kërkon të ndërtojë një shkollë.

Ora 11:15Prishja e fidanishtes në UBT/Arbër Mazniku: Shkolla do të jetë gati pas një viti, do ndërtohet me PPP

Arbër Mazniku, nënkryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur se aty do të ndërtohet një shkollë me PPP, e cila do të jetë gati pas një viti.

Ora 10:15-Prishja e fidanishtes/ Dekani: Të vijë të na sqarojë Veliaj me PPP-të e famshme, ne nuk ndalemi

Dekani i këtij universiteti, Maksim Meço është shprehur se duhet të shkojë Erion Veliaj, kreu i Bashkisë t’i sqarojë për të projekt pasi nuk kanë qenë të informuar. Sipas dekanit prona e fidanishtes tashmë është blerë nga bashkia.

Ora 10:00-Pedagogu-Veliajt: Kam 37 vite punë, s’na ka informuar njeri, të mos na thotë njeri neve turp

Ndërsa një nga pedagogët e këtij universiteti u shpreh ndaj Erion Veliajt se nuk duhet t’u marrë laboratorët kreu i Bashkisë dhe s’ka pse të thotë turp për protestën e tyre. Protestuesit theksojnë nuk janë kundër ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare por sipas tyre se të ndërtohet diku tjetër.

“Nuk protestoj unë që të thotë Veliaj turp. Pse kjo shkollë në zemër të universitetit? S’duhet t’i drejtohet me fjalën trup, studentëve dhe pedagogëve ai Veliaj, çfarë është kjo? Kam 37-vjet që jam këtu me punë dhe dua edhe kur të vdes dua të më sjellin njëherë këtu. Por nuk mund të prishet laboratori natyror, nuk mund të prishet kjo. Ne kemi shumë respekt për pronarët, ata të dëmshpërblehen por jo të na marrin fidanishten. Bashkia nuk ka ka informuar për këto ndërtime. Turp të kenë ata studentë që nuk dalin për të drejtën e tyre.” u shpreh një pedagog.

Ora 08:55- Protesta tek UBT/ Malltezi i mbështet, Veliaj: Të dhëntë Zoti jetë ta shkatërrosh partinë e vjehrrit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar ndaj protestës që po zhvillohet tek Universiteti Bujqësor i Kamzës kundër një ndërtimi që po kryhet tek pjesa e fidanishtes. Në postimin e tij, Veliaj shkruan se nuk e kishte pritur që PD do të protesonte për zbatimin e tokave nga shkollat.

(J.v. F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj ndertimi tek fidanishtja e ubt prishja e fidanishtes protesta e studentëve të ubt-së erion veliaj ndertimi tek fidanishtja e ubt prishja e fidanishtes protesta e studentëve të ubt-së

Sondazh

Poll