Aktualitet

Vranë me thikë italianin në shtëpinë e vëllait, gjykata lë në burg dy shqiptarët (Emrat+ Foto)

5 Prill 2019, 10:30 Nga DOSJA
Vranë me thikë italianin në shtëpinë e vëllait,

ITALI- Drejtësia italiane ka dënuar dy shqiptarët, të cilët akuzohen për vrasjen e italianit Marco Montruccolime me thikë, më 2 shkurt 2015 në Forche di Puianello të Italisë, në shtëpinë e vëllait të tij.

Dy shqiptarët Fatmir Hikaj dhe Daniel Tufa u dënuan respektivisht me 22 dhe 13 vjet burg.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit të vitit 2015. Atë mbrëmje, vëllai i Markos, Matteo, i kishte kërkuar viktimës ndihmë, sepse sipas tij, shqiptarët (të cilët gjithmonë e kanë mohuar atë) donin ta mbanin me forcë gjatë procesit të shpërndarjes së drogës.

Dhe kështu Marco kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të tij në Forche di Puianello për t’i dhënë atij ndihmë gjatë takimit me dy shqiptarët. Mes palëve kishte shpërthyer një grindje e dhunshme, në fund të së cilës, Marco gjeti vdekjen, ndërsa vëllai i tij u plagos.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daniel tufa denohen 2 shqiptare fatmir hikaj itali marco montruccolime daniel tufa denohen 2 shqiptare fatmir hikaj itali marco montruccolime

Sondazh

Poll