Aktualitet

Prishja e fidanishtes/ Dekani i UBT-së: Të vijë të na sqarojë Veliaj me PPP-të e famshme, ne nuk ndalemi

Dekani i UBT-së Maksim Meço ka delaruar se nuk janë të qartë për këtë projekt dhe i ka bërë thirrje Erion Veliajt, kreut të Bashkisë që t'i sqarojë. Ai është shprehur se protestat nuk do të ndalen dhe nuk do të lejojnë prishjen e fidanishtes.
Featured image of article: Prishja e fidanishtes/ Dekani i UBT-së: Të vijë të na sqarojë Veliaj me PPP-të e famshme, ne nuk ndalemi Dekani Maksim Meço
Përditësuar:

Tiranë- Në universitetin Bujqësor të Tiranës ende vazhdon protesta e studentëve dhe pdagogëve pasi janë kundër ndërtimeve në këtë korpus universitar dhe nuk duan që t’u prishet fidanishtja.

Dekani i këtij universiteti, Maksim Meço është shprehur se duhet të shkojë Erion Veliaj, kreu i Bashkisë t’i sqarojë për të projekt pasi nuk kanë qenë të informuar. Sipas dekanit prona e fidanishtes tashmë është blerë nga bashkia.

Duhet të dilte vendimi i formës së prerë të Gjyktës. Ne si institucion do të mblidhemi dhe të gjykojmë për hapat. Pa ardhur Veliaj këtu të na sqarojë ne nuk do të ndalemi nga kjo protestë. Shkolla që do të ndërtohet nuk është private, do të ndërtohet nga bashkia e PPP-të e famshme. Ne nuk dimë gjë se si do quhet shkolla, nuk janë bërë dëgjesa publike. Certefikata e pronësisë, prona private është blerë prona nga bashkia, me VKM, për interesa të Bashkisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dekani Maksim Meço

Ajo që studentët theksuan tjetër është se kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë kur përuroroi rikonstruktimet në këtë korpus universitar nuk përmendi këto lloj ndërtime.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment