"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ndërtimi tek UBT, Rektori: Palët janë në gjyq, do ndërtohet edhe fakultet edhe shkollë
5 Prill 2019, 09:44Nga DOSJA
TIRANË– Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka sqaruar sot mediat dhe publikun lidhur me ndërtimin në fidanishten e UBT. Musabelliu tha se toka e ndarë në dy pjesë përreth godinës është private, dhe palët janë në gjyq. Rektori zbuloi se ka një projekt për ndërtimin e fakultetit të Ushqimit në të njëjtën ngastër ku bashkia kërkon të ndërtojë një shkollë. Rektori tha se ka zhvilluar dje një takim në bashkinë e Tiranës, por pa efekt.
Kampusi shikoni që shtrihen dy sipërfaqe toke që ndahen nga një pedonale, për t’ju mundësuar akses studentëve. Pjesa e tokës është pronë private, të dyja krahët. Pronari apo pronarët e kanë me tapi. Për 3 vite që Universiteti dhe pronarët e dy ngastrave janë në gjyq. Procesi gjyqësor ka vijuar, vitin e shkuar u zhvillua procesi në Apel. Pronarët kanë bërë rekurs dhe çështja është në Gjykatën e Lartë. Në dijeninë time modeste, se di nëse mund të ndërhyhet në prona kur palët janë në gjyq. Duan që t’a përfshijnë në projektin për Pyllin Orbital, po të shihni mjedisin është për këtë gjë që është bërë projekti. Projekti është që të ndërtohet edhe një fakultet, nëse bëhet edhe shkolla, atëherë fakulteti dhe gjimnazi do jenë ngjitur me njëri-tjetrin. Unë s’jam kundër, por s’mund të ketë vend edhe për shkollën edhe për Fakultetin e Ushqimit. Unë s’kam patur dijeni, është rrufe në qiell të hapur. Pata takim dje në bashki dhe propozova që shkolla të ndërtohet në anën tjetër. I zihet fryma universitetit. Ku do kalojnë studentët për të shkuar në fakultet nëse ndërtohet një shkollë?
Ditën e sotme, studentë dhe pedagogë të Universitetit Universitetit Bujqësor kanë protestuar sërish sot, kundër projektit për ndërtimin e një shkolle në fidanishten e këtij universiteti. Studentët marshuan brenda kampusit, drejt zonës ku kanë nisur punën eskavatorët dhe thonë se fidanishtja përdoret si laborator prej tyre. Në konflikt tashmë është futur drejtpërdrejt Bashkia e Tiranës, që thotë se në këtë ambient duhet të ndërtohet një shkollë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Incident diplomatik mes Serbisë dhe Kosovës në konferencën mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor” në Tiranë.Konferenca, e planifikuar për të nisur në...
TIRANË– Rreth 50 shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca, ku edhe kishin shkuar që të kërkonin azil. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se shqiptarët ...
Tiranë- Studentët dhe pedagogët e UBT-së kanë dalë sot sërish në protestë, pasi kundërshtojnë prishjen e fidanishtes. Ata shprehen se protestën do ta vazhdojnë...
TIRANE- Arrestohet në Rinas Ardian Bratu, i dënuar me 11 vite burg në Itali. Bratu u kap teksa po përpiqej të largohej nga Shqipëria.Burime për Dosja.al bëjnë m...
TIRANË– Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klement Balilit dhe kalimin e tyre në pronësi të sh...
ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi i shqiptarit u bë pas disa javësh hetimi dhe vëzhgimi nga po...
Tiranë- Në universitetin Bujqësor të Tiranës ende vazhdon protesta e studentëve dhe pdagogëve pasi janë kundër ndërtimeve në këtë korpus universitar dhe nuk dua...
TIRANË- OSHEE njofton abonentët se edhe sot do të vijojnë dhe punimet për rikonstruksionin e kabinave në disa zona në Tiranë. Në njoftimin e OSHEE, bëhet m...
Tiranë- Ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për fondin e akorduar prej 84 milionë lekësh pë...
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi duke u hequr si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar premtonin licencë pë...