Aktualitet

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, Rovena Voda: Mos tentoni azil

5 Prill 2019, 09:37 Nga DOSJA
Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, Rovena Voda: Mos tentoni azil

TIRANË– Rreth 50 shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca, ku edhe kishin shkuar që të kërkonin azil. 

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se shqiptarët nuk kanë asnjë shans të përfitojnë azil në Francë, duke shtuar se një tentativë e tillë është tërësisht e gabuar.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.

Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së.Unë dëshiroj të kujtoj që Shqipëria është një vend i sigurt, pra është në listën e vendeve të sigurta dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda

(K.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet azil ne france riatdhesohen 50 shqiptare rovena voda azil ne france riatdhesohen 50 shqiptare rovena voda

Sondazh

Poll