Aktualitet

Kultivonin kanabis në Krujë, 4 në pranga, në telashe edhe kryeplaku i fshatit

5 Prill 2019, 09:25 Nga DOSJA
Kultivonin kanabis në Krujë, 4 në pranga, në telashe edhe

KRUJË- Arrestohen 4 persona në Nikël të Fushë-Krujës ndërsa kryeplaku i fshatit procedohet penalisht.

Policia e Shtetit njofton se të arrestuarve iu janë gjetur një sasi me kubikë që ishin të mbjellë me fara kanabisi.

Ndërkohë 2 ditë më parë, një tjetër operacion anti-drogë u finalizua në këtë zonë ku u sekuestruan 8 mijë kubikë me kanabis.(Lexo këtu)

Njoftimi i plotë:
Krujë
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 kryeplak fshati.
Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka vijuar kontrollin e territorit.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës profesionale të kryer, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas:
-A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;
-A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.
Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.
Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:
-S.B., 26 vjeç, banues në Rinas;
-A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kultivim kanabisi kultivim kanabisi

Sondazh

Poll