Aktualitet

Ndërtimi i shkollës në UBT/ Rektori: E papranueshme kjo që po ndodh, Veliaj s’erdhi në takim me ne

5 Prill 2019, 09:57 Nga DOSJA
Ndërtimi i shkollës në UBT/ Rektori: E papranueshme kjo që

Tiranë- Rektori i Universitetit të UBT-së Bahri Musabelliu për ndërtimin e shkollës në ambientet e korpusit universitar është shprehur se kjo është e papranueshme.

Ai theksoi se nuk kanë qenë në djeni të këtij projekti dhe sipas tij shkolla mund të zhvendoset edhe në një vend tjetër, ku nuk prish punë. Në fjalën e tij Musabelliu sqaroi se përfaqësues nga universiteti kanë zhvilluar një takim në bashkinë Tiranë ditët e fundit, por kreu i Bashkisë nuk ishte i pranishëm.

Unë jam rektor për të mbrojtur interesat e univeristetit. kryetari i bashksë, ka jetuar këtu kur ka qenë i vogë, unë kam qenë student këtu.Unë këtë vend e dua më shumë. Kjo që po ndodh këtu është jo normale. Por të dojë le ta bëjë çfarë të dojë por jo këtu brenda kampusit universitar.  Unë nuk mund të pajtohem as me dreqin për ndërtimin e kësaj shkolle. Kemi bërë një takim me bashkinë Tiranë, kryetari është jashtë me duket, nuk ishte në takim. Nuk do të jem kurrë dakort me këtë ndërtim.Këtu janë shpronësuar 9 dylym tokë pronarëve. Unë do të kontestoj me çdo kusht këtë gjë. Është marr një vendim senati i është berë me dije bashkisë, Kryeminisitrisë. Nëse shkolla nga këtu zhvendoset në pozicionin tjetër, nuk shkatërrohet rruga pedonale . E ndërtuam para tre vitevese se dilnin ujërat e zeza, kjo është e papranueshme.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bahri musabelliu protesta e studenteve ne ubt bahri musabelliu protesta e studenteve ne ubt

Sondazh

Poll