Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Kurbin, kërkoheshin për trafik droge dhe ndërtim pa leje

5 Prill 2019, 09:51 Nga DOSJA
Arrestohen 2 persona në Kurbin, kërkoheshin për trafik droge dhe

LEZHE- Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona të kërkuar nga Policia, pasi janë të dënuar për trafik droge, ndërtim pa leje dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Është prangosur 40-vjeçari B.S nga Kurbini dhe 26-vjeçari P.Gj, nga Laçi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të dënuar për vepra të ndryshme penale

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. S., 40 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Shtator 2016 Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, duke qenë se në vitin 2016 këtij shtetasi, Policia i gjeti të kultivuara në oborrin e banesës një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Gj. 26 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Gjithashtu për ketë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit Rrugor” si dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona policia e shtetit trafik droge arrestohen 2 persona policia e shtetit trafik droge

Sondazh

Poll