Aktualitet

Ndërtimi tek UBT, Rektori: Palët janë në gjyq, do ndërtohet edhe fakultet edhe shkollë

5 Prill 2019, 09:44 Nga DOSJA
Ndërtimi tek UBT, Rektori: Palët janë në gjyq, do

TIRANË– Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka sqaruar sot mediat dhe publikun lidhur me ndërtimin në fidanishten e UBT. Musabelliu tha se toka e ndarë në dy pjesë përreth godinës është private, dhe palët janë në gjyq. Rektori zbuloi se ka një projekt për ndërtimin e fakultetit të Ushqimit në të njëjtën ngastër ku bashkia kërkon të ndërtojë një shkollë. Rektori tha se ka zhvilluar dje një takim në bashkinë e Tiranës, por pa efekt.

Kampusi shikoni që shtrihen dy sipërfaqe toke që ndahen nga një pedonale, për t’ju mundësuar akses studentëve. Pjesa e tokës është pronë private, të dyja krahët. Pronari apo pronarët e kanë me tapi. Për 3 vite që Universiteti dhe pronarët e dy ngastrave janë në gjyq. Procesi gjyqësor ka vijuar, vitin e shkuar u zhvillua procesi në Apel. Pronarët kanë bërë rekurs dhe çështja është në Gjykatën e Lartë. Në dijeninë time modeste, se di nëse mund të ndërhyhet në prona kur palët janë në gjyq. Duan që t’a përfshijnë në projektin për Pyllin Orbital, po të shihni mjedisin është për këtë gjë që është bërë projekti. Projekti është që të ndërtohet edhe një fakultet, nëse bëhet edhe shkolla, atëherë fakulteti dhe gjimnazi do jenë ngjitur me njëri-tjetrin. Unë s’jam kundër, por s’mund të ketë vend edhe për shkollën edhe për Fakultetin e Ushqimit. Unë s’kam patur dijeni, është rrufe në qiell të hapur. Pata takim dje në bashki dhe propozova që shkolla të ndërtohet në anën tjetër. I zihet fryma universitetit. Ku do kalojnë studentët për të shkuar në fakultet nëse ndërtohet një shkollë?

Ditën e sotme, studentë dhe pedagogë të Universitetit Universitetit Bujqësor kanë protestuar sërish sot, kundër projektit për ndërtimin e një shkolle në fidanishten e këtij universiteti. Studentët marshuan brenda kampusit, drejt zonës ku kanë nisur punën eskavatorët dhe thonë se fidanishtja përdoret si laborator prej tyre. Në konflikt tashmë është futur drejtpërdrejt Bashkia e Tiranës, që thotë se në këtë ambient duhet të ndërtohet një shkollë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bahri musabelliu ndertimi tek fidanishtja e ubt bahri musabelliu ndertimi tek fidanishtja e ubt

Sondazh

Poll