Aktualitet

Vajza shtatzënë/Klithma e babait për fëmijët e arrestuar për minat me telekomandë: Ç’më bëre o bir?

5 Prill 2019, 08:22 Nga DOSJA
Vajza shtatzënë/Klithma e babait për fëmijët e

LEZHË- Ditën e sotme gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”  për Armand Lukanin i cili u arrestua pak ditë më parë pasi u kap me mina me telekonadë.  Ndërsa për motrën e tij e Amelda Elezi u dha masa “arrest shtepie”, pasi ajo është edhe shtatzënë.

Vëlla e motër, Armand Lukani dhe Amelda Elezi u kapën me 3 bomba me telekomandë dhe 2.3 kilogramë drogë e llojit hashash. (lexo këtu)

Mësohet se Amelda Elezi është shtatzënë. Teksa dy fëmijët e tij ishin me pranga në duar, babai Ilmi Lukani i përlotur tha: Çfarë më bëre o bir?!

Ilmi Llukani theksoi për mediat se fëmijët e tij nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se djali i tij Armand Lukani 23 vjeç, punon në bujqësi. E përlotur është shfaqur edhe gruaja shtatzënë teksa futej në gjykatë.

Djali ka qenë në punë, e dija që ishte në punë. Më lajmëruan erdhi policia bëri kontroll, më lajmëruan që është kapur me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Djali nuk ka prodhuar kurrë mina, punonte bujqësi, pastrim, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Djali im nuk është ndaluar kurrë më parë. Nuk kemi marrë avokat, nuk kam mundësi, gjendje ekonomike e dobët. Djali im është i pafajshëm.

(J.V/K.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amelda elezi armand lukani babai ilmi lukani amelda elezi armand lukani babai ilmi lukani

Sondazh

Poll