Aktualitet

Debat në UBT/ Pedagogu: Mu thaftë dora që ju votova, na shkatërruat! Mazniku: Djerrinë me plehra!

5 Prill 2019, 10:36 Nga DOSJA
Debat në UBT/ Pedagogu: Mu thaftë dora që ju votova, na

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku ka debatuar ashpër me një nga pedagogët e Universitetit Bujqësor i cili ka dalë në protest kundër ndërtimit në fidanishten e UBT. Pedagogu kërkoi shpjegime nga Mazniku, se pse po ndërtohet brenda kampusit, në një zonë që siç tha ai, është e destinuar të përdoret nga studentët. Debati mes tyre u tensionua në mallkime, ndërkohë që Mazniku tha se bashkia po vitalizon një tokë që “nuk është bërë as vresht, asgjë, por qëndron djerrinë me plehra”. 

Debati i plotë:

Pedagogu: Ti po hoqe këta, hoqe universitetin. Ju po prekët universitetin e keni shkatërruar, unë mbroj interesin publik. Të kishit ardhur para 3 muajsh. Kur Rama doli unë e përgëzova. Duam të na ndihmoni, jo të na shkatërroni. A keni fëmijë? Votova për ju, që mu thaftë dora! A doni që fëmijët tuaj të ikin në emigracion? Ju ardhtë zoti dorën të gjithë atyrë që bëjnë këtë gjë?

Mazniku: Po për fëmijët e këtyre s’duhet të shqetësoheni, kjo është pyetja e drejtë? A kanë të drejtë banorët t’ju shkollohen fëmijët? Kjo zonë s’është më si para 20 vitesh. Tani qyteti ka ardhur këtej.

Pedagogu: Lëri këto sofizma me mua, po të dëgjoj për respekt, këto janë rrena. Mos na shkatërroni kampusin. Ju miku im po bëni një gabim shumë të madh.

Mazniku: Këtu është një djerrinë me plehra, s’ka as vresht asgjë.

Pedagogu: Këtu do e ndërtojmë vreshtin

Mazniku: Banorët e meritojnë shkollën.

Pedagogu: këto janë sofizma

Mazniku: Kështu ndodh në çdo vend të botës.

Debati mes tyre u zhvillua në një moment kur tensionet mes bashkisë Tiranë dhe rektoratit të UBT janë në kulmin e tyre.

Prej dy ditësh, studentët dhe pedagogët e UBT, janë ngritur në protest pasi në fidanishten e këtij universiteti, që përdoret nga studentët si laborator është vendosur nga bashkia Tiranë që të ndërtohet një shkollë.

Vetë rektori, Bahri Musabelliu tha sot, se çështja është edhe më komplekse, pasi pronarët e tokës ku do bëhet ndërtimi dhe UBT janë në gjyq, dhe çështja pritet të kalojë në Gjykatën e Lartë. (Lexo ketu).  Musabelliu gjithashtu tha se në këtë zonë është projektuar që të ndërtohet një fakultet, ç’ka pamundëson ndërtimin ngjitur me të, të një shkolle tjetër.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bahri musabelliu mazniku sherr me pedagogun ndertimi tek fidanishtja e ubt bahri musabelliu mazniku sherr me pedagogun ndertimi tek fidanishtja e ubt

Sondazh

Poll