Aktualitet

Të larguar nga drejtësia dhe pa qënë kurrë prokuror, skualifikohen tre kandidatë nga gara për SPAK

5 Prill 2019, 10:32 Nga DOSJA
Të larguar nga drejtësia dhe pa qënë kurrë prokuror,

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokruorisë ka skualifikuar nga gara tre kandidatë të cilët kishin aplikuar për të qënë pjesë e SPAK.

Ata janë: Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Hoxha dhe Nino janë skualifikuar pasi kanë janë larguar nga sistemi i drejtësisë me kërkesën e tyre. Ndërsa Cenaj është skualifikuar pasi nuk kishte qënë asnjë ditë prokuror.

Prokurorët që e kanë kaluar Vettingun bëhen automatikisht pjesë e SPAK-ut. Deri më tani nga lista e Prokurorëve që kanë kaluar Vettingun janë Donika Prela, Vate Staka, Dritan Prenci dhe Arben Kraja. Ndërkohë që vazhdojnë garën për SPAK edhe 21 Prokurorë të tjerë.

LISTA E KANDIDATËVE PËR SPAK:

1-Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
2-Altin Dumani, Prokuror në Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda, Tiranë
3- Anita Jella, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
4-Anton Martini, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. 
5-Behar Dibra, Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
6-Besim Hajdarmataj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
7-Besnik Muci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
8-Doloreza Musabelliu, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
9-Donika Prela, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
10-Dorina Bejko, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
11-Dritan Prenci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
12-Edvin Kondili, Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
13-Ened Nakuci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
14-Eugen Beci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
15-Elida Kackini (Selami), Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
16-Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie.
17-Enkeleda Osmani (Xhengo), Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës
18-Elizabeta Imeraj, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
19-Klodjan Braho, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
20-Maksim Sota, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë
21-Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
22- Ndini Tavani, Prokuror ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
23-Shkelzen Cena, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.
24-Vate Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
25-Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar, e cila do të përbëhet nga 13 prokurorë. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir hoxha gara per spak gëzim cenaj irena nino spak fatmir hoxha gara per spak gëzim cenaj irena nino spak

Sondazh

Poll