Politike

Takimi në SHBA, Baton Haxhiu: Kam informacione se Hoti nuk do shkojë, do anulohet tryeza

24 Qershor 2020, 20:36 Nga DOSJA
Takimi në SHBA, Baton Haxhiu: Kam informacione se Hoti nuk do shkojë,

TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka komentuar akuzat e ngritura kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu u shpreh se pas anulimit të vizitës në SHBA që bëri Thaçi, të njëjtin vendim do marrë dhe Kryeministri Avdullah Hoti.

Haxhiu tha se ka informacione që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të shkojë në këtë takim, duke lënë të kuptohet se takimi mund të anulohet.

Ai është nisur dhe është në një prej qyteteve evropiane, por problemi kryesor është që dyshoj se zoti Hoti mund të jetë atje, për disa arsye. E para nënshkrimi i disa marrëveshjeve është i kategorizuar i tillë, pasi nuk mund ta nënshkruajë Kryeministri. I pari është Parlamenti, fuqia e dytë është Presidenti dhe pastaj është Kryeministri. Kryeministri mund të nënshkruajë gjëra më të thjeshta, por jo kaq të rëndësishme sa marrëveshja e datës 27. Dyshoj që ka guxim në kuptimin politik dhe se duhet të shkoj zoti Hoti”, tha analisti duke shtuar se kishte informacione dhe nuk po bënte analizë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti baton haxhiu takimi kosove serbi 27 qershor avdullah hoti baton haxhiu takimi kosove serbi 27 qershor

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2020, 18:40

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Tha&...