Politike

Bylykbashi dhe Vasili njëzëri: Me këtë marrëveshje garantohet rotacioni politik

24 Qershor 2020, 19:52 Nga DOSJA
Bylykbashi dhe Vasili njëzëri: Me këtë marrëveshje

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik pas mbledhjes me maxhorancës kanë thënë se më ketë marrëveshje do të garantohet rotacioni politik. Oerd Bylykbashi u shpreh se janë vendosur disa garanci që maxhoranca të mos kapë KQZ-në.

“Kemi siguruar garancinë që procesi i ngritjes së KQZ-së të mos ketë persona të emëruar politikisht dhe të mos kontrollohet nga maxhoranca. Opozita bëri të mundur që të gjitha garancitë për zgjedhësit shqiptar të jetë të plota. Kemi dakordësuar dhe çështje të tjera që kishin mbetur pezull si, policinë, prokurorinë dhe krimet zgjedhore. Në zgjedhjet e ardhshme do të garantohet rotacioni politik”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili tha se roli i opozitës nga sot është ruajtja e garancive dhe kërkesa e llogarisë për zbatimin e çdo pike të kësaj marrëveshje që është arritur.

Opozita dha një provë të rëndësishme për integritet politik dhe moral. Maxhoranca donte t’i ikte kësaj marrëveshje. Sot pas këtyre ndryshimeve që përcaktojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sot futemi në një fazë të dyë që lidhet me një kusht shumë të rëndësishëm, që është zbatimi i kësaj Reforme Zgjedhore. Ne do të bëjmë presion të rrreptë që çdo fjali e miratuar këtu të zbatohet deri në fund dhe kjo ka lidhje me një moment historik për rotacion politik dhe për prerjen e duarve për të gjithë ata që donin të vidhnin vota”, u shpreh Vasili.

Këshilli Politik pas 5 orësh diskutime ka arritur marrëveshjen për KQZ-në e re, sipas formulës së propozuar nga opozita. Kjo ishte dhe mbledhja e fundit e KP, pasi palët janë dakordësuar për të gjitha çështjet. Gjiknuri tha se marrëveshja u shkrua nga opozita dhe u miratua nga maxhoranca. Hajdari u shpreh se do kërkonte dhe në Kuvend ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nga ana tjetër Bylykbashi e Vasili pas takimit deklaruan se kjo marrëveshje garanton rotacion politik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik oerd bylykbashi petrit vasili arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2020, 18:40

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Tha&...