Politike

Mbledhja e Kryesisë së PD, Basha: Nesër do marrim një vendim shumë të rëndësishëm, tani fillon gara e vërtetë

24 Qershor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Mbledhja e Kryesisë së PD, Basha: Nesër do marrim një vendim

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar sot se nesër do të mbledhë Kryesinë e partisë. Në një njoftim në mediat sociale, Basha shkruan se nesër do të merret një vendim shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare. 

Numri një i PD, shton se me mbështetjen dhe ndihmën e vyer të Institutit Ndërkombëtar Republikan, pranë Partisë Republikane të SHBA dhe të Partisë Konservatore Britanike e Fondacionit Uestminster për Demokracinë, do të garantojnë  parimet dhe rregullat për përfshirjen e drejtpërdrejtë të anëtarësisë në propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Basha shprehet se ky është një hap i rëndësishëm për demokracinë dhe shton se gara e vërtetë për demokratët dhe opozitën nis pas këtij procesi, për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që punon për njerëzit, dhe jo për vete.

“Nesër kryesia e Partisë Demokratike do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri. Me mbështetjen dhe ndihmën e vyer të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), pranë Partisë Republikane të SHBA dhe të Partisë Konservatore Britanike e Fondacionit Uestminster për Demokracinë  kemi garantuar parimet dhe rregullat për përfshirjen e drejtpërdrejtë të anëtarësisë në propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Një ditë përpara këtij vendimi të rëndësishëm, pata kënaqësinë të falenderoj gjatë një videokonference z. David Jones, Drejtuesin e Panelit Parlamentar për Vlerësimin e Kandidatëve në Partinë Konservatore Britanike dhe z. Thibault Muzergues, Drejtor i Programit për Europën në Institutin Ndërkombëtar Republikan për ndihmën e cmuar që na kanë dhënë në këtë rrugëtim sfidues.

Miqtë tanë ndanë me mua sot besimin se modeli që do të miratojmë nesër në kryesinë e Partisë Demokratike, do të kontribojë për demokratizimin e jetës politike dhe duhet të jetë shembull edhe për partitë e tjera në vend. Ky është një hap i rëndësishëm për demokracinë tonë. Natyrisht gara e vërtetë për demokratët dhe opozitën nis pas këtij procesi, për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që punon për njerëzit, dhe jo për vete”.

Një ditë më parë Dosja.al raportoi për këtë mbledhje, e cila do të zhvillohet në orën 11:00. Basha do prezantojë para anëtarë të Kryesisë mënyrën e re të zgjedhjes së kandidatëve në PD, por mësohet se do të prezantohet dhe Genc Ruli, i cili do të rikthehet në strukurat drejtuese. Ish-ministri mësohet se do ë drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd lulzim basha basha mbledh kryesine e pd lulzim basha

Sondazh

Poll