Politike

“O dreq, largohu, ç’a halli ke?/ Plas sherri në Vorë, dështon seanca e dëgjesës për projektin e rindërtimit, polici

24 Qershor 2020, 17:17 Nga DOSJA
“O dreq, largohu, ç’a halli ke?/ Plas sherri në

VORË– Seanca dëgjimore pas projektit për rindërtimin nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Dosja.al sjell video dhe pamje nga brenda ambientit ku është zhvilluar seanca dëgjimore, e cila ka pasur debate të forta.

Në krye të ambientit që kanë zgjedhur për të mbajtur seancën shihen përfaqësuesit e Bashkisë Vorë, ndërkohë që përballë tyre, me karrige janë qytetarë, pronarë tokash e apartamentesh, të cilat janë dëmtuar nga tërmetet në Shqipëri.

Mirëpo, siç dëgjohet, fillimisht ka debate të shuma mes disa personave, ndërkohë që në sfond thuhet: Thuaj të mos vijë më në bashki, të hënën të mos vijë më, o Klaudio….

Më pas mbledhja nis sërish, teksa në këmbë është ngritur një burrë që replicon me përfaqësuesit e Bashkisë.

“Si, nuk je ti drejtuesi i Bashkisë?”– dëgjohet të thotë ai ndër të tjera, por që nuk kuptohet mirë.

Mirëpo ,siç duket Bashkia Vorë nuk ka dashur të filmohet kjo video. Përpara kamerës del një vajzë, dhe pasi nuk e bind djalin që po filmon që të mbyllë telefonin, largohet. Pas saj, afrohet një polic, i cili ka të njëjtën kërkesë.

Të lutem, mbylle nuk lejohet…”- thotë polici.

Çfarë halli ke, o dreq…”- dëgjohet në sfond.

“Të lutem shumë, mbaj distancën,”- dëgjohet të thotë djali që mban telefonin.

“Mbylle se nuk lejohet,”- përsërit polici.

“Mbaj distancën, largohu,”- thotë sërish personi në fjalë, ndërkohë që mes tyre futen edhe të tjerë persona.

“Çfarë ka ore, çfarë keni do ta filmojë ai, ku qëndron problem,”– dëgjohet në sfond, ndërkohë që kamera mbyllet, dhe fillojnë përplasjet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debate ne vore seanca degjimore ne vore vore debate ne vore seanca degjimore ne vore vore

Sondazh

Poll