Politike

Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, Basha për herë të parë dakort me Ramën: Asgjë nuk e përdhos dot

24 Qershor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në krah të Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, që po akuzohen për vrasje.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, duke rënë dakort kështu edhe me kryeministrin Edi Rama, Basha shkruan se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor,”- shkruan Basha. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaçi nën akuze lulzim basha hashim thaçi nën akuze lulzim basha

Sondazh

Poll