Politike

Akuzat për Thaçin e Veselin, Ditmir Bushati: Nuk mund të devijohet rëndësia historike e luftës çlirimtare

24 Qershor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Akuzat për Thaçin e Veselin, Ditmir Bushati: Nuk mund të

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale se ka ngitur akuza kundët Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 ish-luftararëve të UÇK-së. Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se paralajmërimet për aktakuza nuk mund të devijojnë rëndësinë historike të luftës çlirimtare.

Më tej ai shton se përballja dinjitoze me çdo aktakuze të mundshme do ta bëjë Kosovën shtet më të fuqishëm dhe më funksional.

“Kosova ka zhvilluar një luftë çlirimtare, qëllimi i së cilës ka qenë liria dhe pavarësia, të fituara me përkrahjen e jashtëzakonshme të familjes euroatlantike. Paralajmërimet për aktakuza eventuale nuk mund të devijojnë rëndësinë historike të luftës çlirimtare. Përballja dinjitoze me çdo aktakuze të mundshme do ta bëjë Kosovën shtet më të fuqishëm dhe më funksional”, shkruan deputeti i PS.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove prokuroria speciale e kosovës ditmir bushati hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove prokuroria speciale e kosovës

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2020, 18:40

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Tha&...