Politike

Mbledhja e KP, Hajdari: U dakordësuam në parim për votën e diasporës. Në Kuvend do diskutojmë për ndryshimin e sistemit

24 Qershor 2020, 19:29 Nga DOSJA
Mbledhja e KP, Hajdari: U dakordësuam në parim për votën e

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari, ka treguar detaje nga mbledhja e zhvilluar sot. Hajdari tha se është rënë dakord për votën e diaporës, por shtoi se në Kuvend do të bëhen detajimet e vendimit. Po ashtu deputetja e opozitës u shpreh se në Kuvend do të diskutohet dhe për ndryshimin e sistemtit.

“Në këtë tryezë doli një lajm i mirë, për të zbatuar atë dëshirë të diaporës për të votuar në Shqipëri. Në mënyrë se si do zbatohet është akoma për tu parë. Tani është përgjegjësia e qeverisë dhe janë shumë akte nënligjore për tu bërë. Sot është miratuar në parim dhe është për tu përshëndetur.

I gjithë drafti do të bëhet pejsë e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe do të fusim dhe element të tjerë që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. PD nuk pranoi që të kishim dakordësi këtu për ndryshimin e sistemtit. Tani do i ngelet Kuvendit për të disktuar për sistemin dhe ka ende shpresë për arritjen e kësaj kërkesë”, tha Hajdari.

Këshilli Politik pas 5 orësh diskutime ka arritur marrëveshjen për KQZ-në e re, sipas formulës së propozuar nga opozita. Kjo ishte dhe mbledhja e fundit e KP, pasi palët janë dakordësuar për të gjitha çështjet. Gjiknuri tha se marrëveshja u shkrua nga opozita dhe u miratua nga maxhoranca. Hajdari u shpreh se do kërkonte dhe në Kuvend ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nga ana tjetër Bylykbashi e Vasili pas takimit deklaruan se kjo marrëveshje garanton rotacion politik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik rudina hajdari vota e diaspores keshilli politik rudina hajdari vota e diaspores

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2020, 18:40

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Tha&...