Gjiknuri tregon detajet nga mbledhja e KP: Plotësuam të gjitha kërkesat e opozitës, u lodhëm por arritëm marrëveshje
24 Qershor 2020, 19:40Nga DOSJA
TIRANË- Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka treguar detaje nga mbledhja e zhvilluar sot në mbrëmje. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se sot është përfunduar puna dhe është arritur marrëveshja për të gjitha pikat e mbetura pezull më herët.
“Sot përfunduam punën dhe gjetëm dakordësi për të gjitha, që kishin mbetur pezull në mbledhjet e kaluara. E them pa droje që kemi plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës. Unë dua të them që të plotësohet të gjitha kërkesat dhe frikërat e opozitës në ligjin e ri zgjedhor, tani është në dorë të ekspertëve që të zbardhin marrëveshjen”, tha Gjiknuri.
Më tej deputeti i PS u shpreh se është arrit dhe marrëveshja për ligjin zgjedhor për vitin 2023, siç është folur dhe më herët. “Punë e lodhshme ishte, për shkak dhe të klimës së tensionuar politike. Sot arritëm marrëveshjen për KQZ-në që do të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një anëtar të dërguar në Kuvend dhe do të ketë të drejtën e përjashtimit për anëtarët e propozuar prej nesh, afërsisht siç është tani”, u shpreh anëtari i maxhorancës.
Në fund ai foli edhe njëherë për votën e emigrantëve, duke thënë se do u garantohet e drejta për të zgjedhur. “Vota është e garantuar, vota e tyre do të bëhet e mundur pasi ata të regjistrohen në regjistrin e gjendjes civile, pasi ata e kanë të drejtën e zgjedhjes. Kemi rënë dakord që aktet normative të miratohen me konsensus”, tha Gjiknuri.
Këshilli Politik pas 5 orësh diskutime ka arritur marrëveshjen për KQZ-në e re, sipas formulës së propozuar nga opozita. Kjo ishte dhe mbledhja e fundit e KP, pasi palët janë dakordësuar për të gjitha çështjet. Gjiknuri tha se marrëveshja u shkrua nga opozita dhe u miratua nga maxhoranca. Hajdari u shpreh se do kërkonte dhe në Kuvend ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nga ana tjetër Bylykbashi e Vasili pas takimit deklaruan se kjo marrëveshje garanton rotacion politik.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari, ka treguar detaje nga mbledhja e zhvilluar sot. Hajdari tha se është rënë dakord për votën e diaporës...
TIRANË– Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka deklaruar se në këto momente është krah Hashim Thaçit eKadri Veselit, të cilët akuzohen nga Prok...
Politike24 Qershor 2020, 18:40
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Tha&...
VORË– Seanca dëgjimore pas projektit për rindërtimin nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Dosja.al sjell video dhe pamje nga brenda ambientit ku është zhv...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar sot se nesër do të mbledhë Kryesinë e partisë. Në një njoftim në mediat sociale, Basha shkrua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar i indinjuar pas aktakuzës së bërë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-luftëtar...
TIRANË– Emërime të reja në kabinetit e qeverisë Edi Rama. Drejtorja e Rinisë në bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo është emëruar zëvendësministre e Arsimi...
SHBA– Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber ka mbështetur në fushatë kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Edhe pse një diplomat e ka të ndaluar që t...