Politike

24 Qershor 2020, 18:40 Nga DOSJA

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe beson në pafajësinë e tyre.

Cakaj shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë. UÇK-ja, shton ai, është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare.

Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të Ushtrisë Çlirimtare Të Kosovës! Atë që mund ta mbulojë mjegulla e politikës ditore, nuk mund ta fshehë askush nga historia: krenar me punën e tyre për çlirimin e Kosovës e ndërtimin e saj”, thekson ministri në detyrë.

Gjithashtu, Cakaj shprehu mirënjohjen e krenarinë për çdo pjestar të UÇK-së, për shërbimin ndaj vendit dhe qëndrimit në faqen e bardhë të historisë. “Mbase në botë mund të ndodhin shumë çudira, por nuk ka asnjë forcë mbi rruzullin tokësor që mund ta rishkruajë historinë, njollosë UÇK-në, a tjetërsojë përpjekjen e popullit shqiptar për drejtësi dhe çlirim!”- përfundoi Ministri në detyrë Cakaj reagimin e tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj hashim thaçi nën akuze kadri veseli prokuroria speciale e kosovës gent cakaj hashim thaçi nën akuze kadri veseli prokuroria speciale e kosovës

Sondazh

Poll