Politike

Këshilli Politik arrin marrëveshjen për KQZ-në e re, pranohet propozimi i opozitës. Gjiknuri: U dakordësuam për të gjith

24 Qershor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Këshilli Politik arrin marrëveshjen për KQZ-në e re,

TIRANË- Më në fund është arritur marrëveshja mes opozitës dhe maxhorancës në Këshillin Politik. Mësohet se maxhoranca ka pranuar propozimin e tretë të opozitës për zgjedhjen e KQZ-së së re, pasi gati 5 orësh diskutime.

Mbledhja ka nisur që në orën 17:00, por palët kanë rënë darkord pas diskutimeve të shumta. Kjo marrëveshje e arritur sot do të dërgohet në Kuvend për tu miratur në Komisionin e Posaçëm të Reformën Zgjedhore dhe më pas në seancë plenare. Opozita më herët kishte refuzuar dhe 2 mënyra të reja të zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, por janë refuzuar nga maxhoranca.

Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Këshillit Politik janë treguar optimist dhe kanë thënë janë dakordësuar për të gjitha pikat. Rudina Hajdari ishte e pakënaqur dhe tha  se do vijojë të kërkojë në Kuvend ndryshimin e sistemtit. Gjiknuri u shpreh se kjo marrëveshje është e shkruar nga opozita dhe e miratuar nga maxhoranca. Ndërkohë anëtarë e opozita u shprehën se ky pakt siguron rotacion politik. 

PROPOZIMI I OPOZITËS: Sipas propozimit të fundit të opozitës, i cili është miratuar përzgjedhja e kandidateve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3.

Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.  Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

MARRËVESHJA MES PALËVE: Deri më tani palët kanë bërë me dije se janë dakordësuar në dy pika; identifikimin biometrik dhe financimin e partive politike. Palët arritën një marrëveshje për ‘Zgjedhoren’ më 5 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve. Kjo marrëveshje do të lejë të pandryshuar administratën Zgjedhore deri në dy palë zgjedhje, ndërsa më 2021, zgjedhjet do të jenë për herë të parë edhe me identifikim biometrik.

PROBLEMI ME OPOZITËN E RE: Por “ujrat” nuk janë trazuar vetëm nga anëtarët e Këshillit Politik, pasi në loja ka hyrë edhe opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen. Madje ata kanë kërkuar edhe largimin e Hajdarit dhe zëvëndësimin e saj me deputetin Myslim Murrizi.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2020, 18:40

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Tha&...