Sport

VIDEO/Rihapet kampionati, Teuta mund Tiranën dhe i jep “asist” Kukësit, “miti” Egbo bie në Durrës

15 Qershor 2020, 20:06 Nga DOSJA
VIDEO/Rihapet kampionati, Teuta mund Tiranën dhe i jep “asist”

DURRËS-Është pikërisht Teuta, skuadra që i jep humbjen e parë Emmanuel Egbo-s, 17 rezultatet pozitive radhazi, mes kampionatit e Kupës bien në “Niko Dovana” aty ku Tirana mposhtet 1-0 dhe tani diferenca me vendin e dytë që mbahet nga Kukësi është gjashtë pikë larg. Nuk ishte dita e bardhebluve të Egbo-s Grintë e lartë, dyluftime të shumta të fituara dhe qarkullim i saktë e i shpejtë i topit, ishin veçoritë e Teutës në pjesën e parë, ndërsa pas disa kërcënimeve,. Goli do të vinte në minutën e 26’, kur pas një aksioni model, Emiljano Vila shtyu topin në rrjetë dhe kaloi në avantazh të tijtë.

Tirana provoi të reagojë, por vendasit nuk kishin ndërmend të lëshonin hapësira dhe jo vetëm ia dolën të mbajnë larg kundërshtarin, por iu afruan edhe golit të dytë, ndonëse pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Disa sulme radhazi nga ana e Tiranës, krijuan panik në zonën e durrsakëve, por si për meritë të portierit Frashëri, ashtu edhe për pasaktësi të bardhebluve, topi nuk arriti të gjejë rrugën për në rrjetë.

Një humbje kjo që vjen si një asist për Kukësin, teksa verilindorët ndezin edhe më shumë shpresat për titull. Diferenca me bardheblutë tashmë është vetëm 6 pikë dhe asgjë nuk e ndal Shehin të besojë më shumë se kurrë te titulli

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll teuta tirana futboll teuta tirana

Sondazh

Poll