Sport

Barcelona ka një trajner të ri, Setien nuk ka asnjë fuqi dhe kjo foto i tregon të gjitha

15 Qershor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Barcelona ka një trajner të ri, Setien nuk ka asnjë fuqi dhe kjo

Barcelona nuk ka një trajner, por dy. Duket se Setien nuk është i vetmi që bën ligjin te katalanasit, sepse Leo Messi vitet e fundit e ka shtuar ndikimin e tij.

Skuadra e nisi mbarë pas pauzës së kampionatit prej COVID-19, duke fituar 4-0 me Mallorcan. Messi ishte në formë shumë të mirë, teksa dha dy asiste dhe shënoi një gol.

?LA FOTO de la que todo el mundo habla.

?MESSI DA LAS ÓRDENES en la pausa de hidratación contra el Mallorca. pic.twitter.com/woYCcyKlrN

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 15, 2020

Një foto e kapur gjatë momentit që ekipet kishin pauzën e pushimit ka bërë xhiron e rrjetit. I gjithë ekipi po dëgjon udhëzimet e kapitenit, ndërsa Setien nuk flet fare.

Argjentinasi tregon se ka rritur lidershipin e tij në ekip dhe tashmë duket se dhe Setien nuk flet para yllit të futbollit. Spanjollët duan të mbrojnë titullin kampion dhe e kanë gjithçka në dorën e tyre.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona covid-19 messi barcelona covid-19 messi

Sondazh

Poll