Sport

U huazua me bujë te Glasgow Rangers, Florian Kamberi pritet të ndryshojë destinacion, kësaj here në Poloni

15 Qershor 2020, 13:07 Nga DOSJA
U huazua me bujë te Glasgow Rangers, Florian Kamberi pritet të

SKOCI-Florian Kamberi në janar të këtij viti u transferua te Rangers në formë huazimi nga Hibernian. Por pavarsisht paraqitjeve të mira që ka bërë sulmuesi i kombëtares shqiptare, gjasat janë të pakta që ai të qëndrojë te gjigandët skocezë. Me shumë mundësi, Kamberi do të ndryshojë sërish skuadër gjatë kësaj vere, teksa mediat britanike shkruajnë se mund të transferohet në Poloni.

“Glasgow Times” raporton se për Kamberin interesohen në Poloni dhe konkretisht është klubi i Lech Poznan që dëshiron ta ketë në skuadër sulmuesin. Sigurisht do të duhet të paguajë për kartonin e tij, pasi është nën kontratë me Hibernian deri në qershor të vitit 2022.

Sezonin e shkuar Kamberi realizoi tetë gola, kurse sivjet e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm katër herë në kampionat.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport florian kamberi hibernian rangers skoci florian kamberi hibernian rangers skoci

Sondazh

Poll