Sport

Armand Duka paralajmëron: Paguani këstin e radhës, përndryshe e bllokoj prapë transmetimin

15 Qershor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Armand Duka paralajmëron: Paguani këstin e radhës,

Federata Shqiptare e Futbollit nuk heq dorë nga paralajmërimet. Edhe pse sot Superliga u rikthye aty ku ishim mësuar, në Superport, shtëpia e futbollit shqiptar ka dalë me një komunikatë zyrtar,  ku njofton se kompania Digitalb duhet të paguajë këstin e radhës.

“Federata Shqiptare e Futbollit i bën me dije opinionit publik se 4 ndeshjet e vlefshme javës së 29-të të Kategorisë Superiore të programuara për t’u luajtur sot do të transmetohen në platformën televizive të shoqërisë “Digitalb”.

Më konkretisht, ndeshjet KF Vllaznia – KF Bylis (ora 17:00), FK Kukësi – Flamurtari FC (ora 17:00), KF Skënderbeu – KF Laçi (ora 18:00) dhe KF Teuta – KF Tirana (ora 20:00) do të mund të ndiqen nga të gjithë sportdashësit në platformën e “Digitalb”.
FSHF ka negociuar gjatë kësaj kohe me subjektin e licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe përmbushjen e detyrimeve financiare për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

“Pas diskutimeve të vazhdueshme shoqëria “Digitalb” ka vendosur të paguajë një pjesë të detyrimeve që ka ndaj FSHF-së sipas kontratës, duke zhbllokuar përkohësisht ngërçin.

“Ndërkohë, që ky ngërç të zgjidhet përfundimisht shoqëria duhet të shlyejë këstin e radhës brenda javës sipas marrëveshjes së dakordësuar. Në të kundërt situata e së dielës mund të përsëritet.

“FSHF siguron edhe një herë të gjithë sportdashësit se ka punuar dhe do të punojë për të mirën e futbollit shqiptar, që sportdashësit të mos humbasin për asnjë çast mundësinë për të ndjekur ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës edhe në kushtet e imponuara nga pandemia COVID-19”, – shkruhet në deklaratën e FSHF-së.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf komunikate supersport fshf komunikate supersport

Sondazh

Poll