Sport

UEFA cakton 4 qytete gjermane dhe Lisbonën, në gusht programohen ndeshjet më të bukura të vitit

15 Qershor 2020, 15:29 Nga DOSJA
UEFA cakton 4 qytete gjermane dhe Lisbonën, në gusht programohen

Në gusht zor se do të marrim frymë. UEFA ka përcaktuar kalendarin e fazës mbyllëse të Champions League dhe Europa League dhe për tri ditë pritet zyrtarizimi.

Për sa i përket 1/8-ve të Champions League, ndeshjet do të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht në qytetet përkatëse. Kjo do të thotë se Napoli do të luajë në Barcelonë dhe Juventusi në Torino ndaj Lyon-it.

Mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhen Final Eight në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020! Europa League do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ve, në qytetet përkatëse.

Final Eight do të zhvillohen mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duizburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Këln. Superkupa do të luhet më 24 shtator në Budapest.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions europa league uefa champions europa league uefa

Sondazh

Poll