Sport

“Nuk kam fituar asgjë me futboll”, presidenti i Romës nxjerr klubin në shitje me një kusht

15 Qershor 2020, 19:52 Nga DOSJA
“Nuk kam fituar asgjë me futboll”, presidenti i Romës

Roma kishte një president. Më saktë, do e ketë edhe për pak. James Pallotta ka folur për adresën zyrtare të klubit verdhekuq, duke sqaruar hapur pse po mendon shitjen e klubit.

“Ndiej se duhet të bëj atë që është më e mira për Romën dhe atë që është më e mira për grupin e investuesve dhe aksionerëve. Kemi investuar më shumë se 400 milionë euro në këtë projekt, duke u përpjekur të bëjmë më të mirën për këtë klub. Nuk kam marrë asnjë qindarkë nga klubi, kurrë”, është shprehur ai.

I pyetur se si është e vërteta e grupit Friedkin, që donte të blinte aksionet e klubit, ai ka shtuar: “U afrua vjeshtën e shkuar dhe ishim pranë akordit në dhjetor. Iu futëm detajeve dhe hasëm disa pengesa, por që u zgjidhën me grupin e ekspertëve. Aty pati një ndryshim kushtesh në tavolinë dhe oferta e fundit që ai grup bëri nuk mund të pranohej. Dua ta shes klubin, sepse po plakem, por dua ta lë në duar të sigurta”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pallota roma shitje pallota roma shitje

Sondazh

Poll