Sport

Edy Reja i mahnitur nga dyshja Hysaj-Rrahmani: Për Elsin kam dashuri, Rrahmani blerje e shkëlqyer

15 Qershor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Edy Reja i mahnitur nga dyshja Hysaj-Rrahmani: Për Elsin kam dashuri,

“Për Elseid Hysajn kam një dashuri të veçantë. Ai me mua është sjellë shkëlqyeshëm”. Kështu është shprehur Edy Reja në intervistën e tij më të fundit për një radio italiane, duke e lavdëruar tejmase legjionarin kuqezi të Napolit.

“Elsi shënoi edhe një gol të jashtëzakonshëm, që përsëritet vazhdimisht në televizionet shqiptare. Me trajnerin Gattuso ai besoj se ka gjetur vazhdimësi. Te Napoli do të vijë një tjetër shqiptar, Rrahmani. Klubi veproi mirë, sepse është një blerje e shkëlqyer”, ka thënë Reja.

I pyetur për një parashikim për finalen e Kupës së Italisë, trajneri i kombëtare shqiptare është përgjigjur shkurt: “Zemra më rreh për Napolin, por ndaj Juventusit do të jetë shumë e vështirë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dashuri hysaj reja dashuri hysaj reja

Sondazh

Poll