Sport

U përplas dhe ra pa ndjenja në tokë/ Dëmtohet futbollisti i Bylisit, del me barrelë nga fusha e blertë, ambulanca e çon n

15 Qershor 2020, 16:06 Nga DOSJA
U përplas dhe ra pa ndjenja në tokë/ Dëmtohet futbollisti i

SHKODËR– Vllaznia po luan kundër Bylisit në shtëpi dhe deri tani rezultati është 1-1. Ekipi ballshiot gjeti rrjetën i pari me gol të Mallungjës.

Ky i fundit shënoi me penallti në minutën e 15-të. Shkodranët reaguan shpejt me mbrojtësin polivalent Gurishta pak minuta më vonë. Ai lëvizi mjaft mirë mposhti portierin e Bylisit, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Por edhe një episod i pakëndshëm ka ndodhur në fushën e blertë. Futbollisti i Bylisit, Andi Hadroj, u detyria që të linte fushën për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Pas një përplasjeje në fushën e blertë, ai e kishte të pamundur që të luante më, duke u plasur në tokë, për të marrë më tej ndihmën mjekësore. Duke parë gjendjen e tij të keqe, një ambulancë u vu në dispozicion për ta marrë dhe për ta dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe dëmtimin.

M.P. / K.M. / dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andi hadroj ndeshja vllaznia-bylis andi hadroj ndeshja vllaznia-bylis

Sondazh

Poll