Sport

Raiola donte ta largonte nga skuadra, ylli i madh i Serie A braktis menaxherin e njohur

15 Qershor 2020, 18:46 Nga DOSJA
Raiola donte ta largonte nga skuadra, ylli i madh i Serie A braktis menaxherin e

Nuk është e lehtë të shkëputesh nga një menaxher si Mino Raiola, por Lorenzo Insigne e ka bërë. Bashkëpunimi i tyre ka nisur në vitin 2018, por sulmuesi i Napolit nuk ka ndërruar skuadër që atëherë.

Raiola menaxhon yje si Matthijs de Ligt, Paul Pogba, Erling Haaland dhe Zlatan Ibrahimovic, por Insigne nuk e ka parë të arsyeshme të punojë me këtë menaxher të famshëm.

Raiola u mundua ta largonte nga Napoli, por kapiteni i napolitanëve nuk pranoi. Kjo bëri që palë të kishin probleme dhe sulmuesi iu bashkua G.E.V Sport and Management. Futbollistë si Danilo, D’Ambrosio apo Tutino dhe Ciciretti janë pjesë e kësaj kompanie.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport insigne napoli raiola insigne napoli raiola

Sondazh

Poll