Sport

Kukësi shkatërron Flamurtarin, Shkurtaj bën tripletë; Vllaznia barazon me Bylisin

15 Qershor 2020, 17:29 Nga DOSJA
Kukësi shkatërron Flamurtarin, Shkurtaj bën tripletë;

Kukësi e nisi javën duke shkatërruar 4-1 Flamurtarin në “Elbasan Arena”. Verilindorët e patën krejt të lehtë kundër kuqezinjve, pasi hapën serinë e golave që në minutën e 4-t me Abazajn.

Shkurtaj shënoi dy gola (në minutën e 27-të dhe 42-të) dhe u duk qartë se Kukësi po argëtohej në fushë, ndryshe nga vlonjatët, pa asnjë motiv për të luajtur. Hoxhaj, gjithsesi, sa për statistikë, shënoi një gol në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte si e para. Në të 61′, Shkurtaj shënoi golin e tretë dhe ndeshja foli e gjitha për Kukësin, skuadër e cila sivjet ka luajtur mjaft mirë, duke tentuar titullin kampion.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e luajtur në Shkodër, Vllaznia-Bylis, u mbyll 2-2. Kjo qe një sfidë sfidë me plot emocione. Ballshiotët shënuan të parët në minutën e 15′ me penallti. Kuqeblutë barazuan me Gurishtën në minutën e 24-t.

Miqtë në pjesën e dytë shënuan me anë të Mozones, ndërsa kur mendohej se ballshiotët do të dilnin me 3 pikë nga “Loro Boriçi”, Sidorenco barazoi gjithçka në minutën e 84-t dhe i dha një pikë Vllaznisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis flamurtari kukesi vllaznia bylis flamurtari kukesi vllaznia

Sondazh

Poll