Sport

VIDEO/ Në Angli tifozët hyjnë me short, në Shqipëri mjafton sipër kangjellave dhe pallateve, ja si e gjejnë zgjidhjen tif

15 Qershor 2020, 19:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Në Angli tifozët hyjnë me short, në Shqipëri

SHQIPËRI-Futbolli shqiptar ka rinisur, por si të gjithë kampionatet e tjera në stadium mungon elementi bazë, pikërisht tifozët. Në stadiumet shqiptare, nisur nga infrastruktura është tepër e lehtë të depërtosh nëpër kangjellat e hapura, dhe fare lehtësisht mund ta shohësh ndeshjen në stadium. Një gjë e tillë është vënë re në ndeshjet e sotme të Superiores. Fillimisht në Skënderbeu-Laçi, ku kamerat kanë kapur edhe festën e tifozëve korçarë pas golit të ardhur në minutat e fundit të ndeshjes dhe që i shpëtoi nga humbja. Një grup i vogël gjendej pranë stadiumit për të mbështetur kështu skuadrën e tyre të zemrës.

 

Ndërkohë edhe sfida e mbrëmjes mes Teutës dhe Tiranës ka pasur praninë e tifozëve, të cilët këtë herë nuk kanë qenë në shkallët e stadiumit, por të gjendur në pallatet përreth. Tifozët e Tiranës kanë premtuar se nuk do e lënë vetëm ekipin e tyre edhe në këtë periudhë dhe këtë e kanë vërtetuar edhe mbrëmjen e sotme, ku kanë udhëtuar drejt Durrësit për të motivuar bardheblutë. Brohorimat e atmosfera e krijuar prejt tyre nuk ka munguar për asnjë moment, duke të krijuar ndjesinë se kemi të bëjmë me një stadium të mbushur e jo të zbrazët.

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll skenderbeu superliga tirana futboll skenderbeu superliga tirana

Sondazh

Poll