Sport

Trajneri i Barcelonës nuk lejon askënd të kritikojë francezin Griezmann

15 Qershor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Trajneri i Barcelonës nuk lejon askënd të kritikojë

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, sot foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Leganesin. Tekniku i katalanasve tha se i duket ende e vështirë të luhet pa tifozë.

“Mendoj se është e çuditshme të luash në këto kushte. Të vjen keq, në të vërtet. Më duket më shumë si stërvitje, por kur nis loja harrohet gjithçka tjetër”, ka thënë ai.

Antoine Griezmann për teknikun nuk meriton asnjë kritikë. Ai e ka mbrojtur hapur sulmuesin francez.

“Grizz është i padiskutueshëm. Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe mbështetemi tek ai. Është e sigurt që do të vazhdojë të luajë një rol lideri, pasi është shumë i rëndësishëm për ne”, ka theksuar Setien.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona griezmann setien barcelona griezmann setien

Sondazh

Poll