Sport

Tymnajë e kotë mediatike, Alban Hoxha nuk ka asnjë marrëveshje të re me Partizanin

15 Qershor 2020, 12:31 Nga DOSJA
Tymnajë e kotë mediatike, Alban Hoxha nuk ka asnjë

Në media sot është raportuar se portieri Alban Hoxha nuk do të largohet nga Partizani. Ka ditë që përflitet se gardiani i ekipit kryeqytetas ka oferta nga Tirana apo ndonjë klub tjetër, por Dosja.al është interesuar mirë për këtë temë dhe nuk e kemi konfirmuar asnjërin lajm.

Së pari, Partizani nuk i ka bërë asnjë ofertë të re rinovimi portierit. I vetmi informacion që ka marrë portieri është për rinovim me ulje page, gjë që ai nuk e ka pranuar që në fillim. Kontrata e tij ka skaduar më 31 maj dhe nuk ka ndërmend të luajë më me Partizanin.

Hoxha ende nuk ka marrë ndonjë ofertë nga klube të tjera, por njëkohësisht nuk është bindur nga Partizani për të vijuar më tej me “Demat e kuq”. Lajmet për arritjen e një marrëveshjeje nuk rezultojnë të sakta, bazuar te burime tona shumë pranë klubit të kuq.

Partizani ka më shumë se një vit, që mendon largimin e Hoxhës. Ai ka një pagë të lartë dhe sezonin e kaluar klubi i kuq tentoi transferimin e një portieri shqiptar nga Greqia dhe, në një moment të dytë, transferimin e portierit të Vllaznisë, Alen Sherri.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban hoxha merkato partizani alban hoxha merkato partizani

Sondazh

Poll