Bota

204 viktima në 24 orët e fundit, Britania e Madhe rregjistron mbi 40 mijë të vdekur nga koronavirusi

6 Qershor 2020, 14:44 Nga DOSJA
204 viktima në 24 orët e fundit, Britania e Madhe rregjistron mbi 40

BRITANI E MADHE– Britania e Madhe është një ndër vendet më të goditura nga Covid-19. Prej më shumë se tre muajsh ky vend po përballet me shifra të larta të të vdekurëve si shkak i koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në Britani janë rregjistruar të paktën  204 viktima nga  koronavirusi, duke e çuar shifrën totale të të vdekurëve në 40.465.

Mes 204 viktimave 75 vdekje janë shënuar në Angli, 10 në Uells, 6 në Skoci dhe një në Irlandën Veriore. Kombinimi i këtyre shifrave tregon vetëm 92 viktima, ku do të thotë se 112 vdekjet e tjera ka të ngjarë të kenë ndodhur nëpër azile. Përveç SHBA, sot Mbretëria e Bashkuar është i vetmi vend që ka regjistruar më shumë se 40,000 vdekje.

Shifrat nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) dhe organet homologe të saj në Irlandën Veriore dhe Skocinë, tregojnë se më shumë se 50,000 njerëz kanë vdekur kur konsiderohen raste të dyshuara të koronavirusit.

Burimi: METRO

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll