Bota

Krim SPEKTAKOLAR! Të maskuar si mjekë, 4 persona grabisin 10 mijë euro në supermarket

6 Qershor 2020, 13:31 Nga DOSJA
Krim SPEKTAKOLAR! Të maskuar si mjekë, 4 persona grabisin 10 mijë

AFRIKA E JUGUT- Një grabitje si në filma ka ndodhur në Afrikën e Jugut, aty ku katër burra të veshur si punonjës të personelit shëndetësor kanë arritur të grabisin rreth 10 mijë euro në një supermarket.

Të mbuluar me maska dhe me me përparëse të bardha e me maska mbrojtëse, ata hynë shumë qetësisht në supermarket duke mos krijuar panik.

Grabitësit i drejtuan armën arkëtares dhe i kërkuan paratë, ndërsa pasi i morën 10 mijë euro u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Katër burra që ishin veshur me rroba të bardha, hynë në një supermarket dhe u drejtuan drejtë arkëtares dhe i kërkuan paratë. Ajo iu përgjigj të gjitha kërkesave të tyre dhe fatmirësisht e gjitha mbaroi pa lëndime. Grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, por ne jemi vendosur në ndjekje të tyre”, është shprehur zëdhënësi i policisë Mthokozisi.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia ka nisur një hetim për rastin për të gjetur 4 të dyshuarit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrika e jugut grabitje afrika e jugut grabitje

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...