Bota

Covid-19 vret një brazilian për minutë, Presidenti i Brazilit kërcënon me daljen nga OBSH

6 Qershor 2020, 13:53 Nga DOSJA
Covid-19 vret një brazilian për minutë, Presidenti i Brazilit

BRAZIL– Në mbarë botën koronavirusi ka gjunjëzuar shtete shumë të fuqishme, e ndërkohë duket se “tortura” nga ky armik i padukshëm do të vijojë gjatë, pasi ende ka shtete që po rregjistrojnë shifra të larta të viktimave dhe rastesh të reja.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se virusi ende nuk është zhdukur dhe se rreziku vijon të mbetet rreth nesh.

Por ndaj OBSH ka pasur shumë akuza dhe kritika se nuk po bën më të mirën për botën në periudhën e pandemisë.

Së fundmi Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, i cili ka dalë në protesta sëbashku me qytetarët kundër rregullave të virusit, ai ka kërcënoi së do ta nxjerrë vendin e tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ai e ka akuzuar OBSH për “paragjykim ideologjik”, ndërsa presidenti amerikan  Donald Trump e ka deklaruar më herët tërheqjen e SHBA nga OBSH.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara e la OBSH dhe ne po mendojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse OBSH do të vazhdojë të funksionojë duke marrë anë, atëherë dhe ne do të largohemi gjithashtu.”– është shprehur Bolsonaro.

Deri më tani në Brazil  janë rregjistruar 35.047 viktima dhe 646.006 të infektuar nga koronavirusi që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: Ndtv

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...