Bota

“Fitoi” luftën me Covid-19, Mali i Zi heq vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim

6 Qershor 2020, 13:33 Nga DOSJA
“Fitoi” luftën me Covid-19, Mali i Zi heq vendimin për

MALI I ZI- Mali i Zi është ndër të vetmet vende fqinje që mesa duket po fiton betejën me Covid-19, krasuar me Shqipërinë, Kosovën, Greqinë apo Maqedoninë e Veriut, shtet në të cilin është rikthyer sërish me detyrim karantina.

Atje prej ditësh tashmë nuk janë rregjistruar raste të reja me Covid-19 apo viktima, prandaj dhe Qeveria në këtë vend ka lehtësuar më shpejt masat e rrepta të vendosura për virusin.

Mësohet se grupi koordinues Nacional për sëmundje infektive në Mal të Zi, ditën e sotme ka vendosur që të ndërpritet masa e mbajtjes së maskave si  detyrim. Një vendim i tillë ka ardhur me propozim të Insitutit të Shëndetit Publik, ndërkohë që në çdo shtet tjetër në botë që është prekur nga koronavirusi vijon të zbatohet rregulli i mbajtjes me detyrim të maskës.

“Detyrimi për mbajtjen e maskave do të jetë vetëm për të punësuarit dhe pacientët nëpër spitalet publike dhe private, në institucionet sociale për mbrojtje sociale dhe përkujdesje për fëmijët. Maskat janë edhe për të punësuarit dhe udhëtarët që udhëtojnë me transport publik.”- ka thënë Qeveria e Malit të Zi.

Gjithashtu edhe transporti  i udhëtarëve me vendet fqinje është rihapur, ndërsa sa i përket shtetasve të huaj që do të lejohen për hyrje në vend, Instituti i Shëndetit Publik do të lejojë ata nga vendet ku prania e virusit është 25 raste aktive në 100 mijë banorë.

Kujtojmë se ditën e hënë janë hapur pikat kufitare me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Kroacinë. Të gjithë qytetarët nga këto vende mund të hyjnë në Mal të Zi pa pasur nevojë të karantinimit. Qytetarët e Serbisë të cilët do të hyjnë në Mal të Zi do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Deri më sot Mali i Zi ka në total 9 viktima nga koronavirusi dhe vetëm 324 raste të pacientëve të infektuar me Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne malin e zi koronavirusi ne malin e zi

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...