Bota

Nuk i delegon udhëheqjen e dialogut Thaçit/ Hoti shfuqizon vendimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, Vuçiç: Ide e mirë

6 Qershor 2020, 10:32 Nga DOSJA
Nuk i delegon udhëheqjen e dialogut Thaçit/ Hoti shfuqizon vendimin

KOSOVË– Tre ditë pasi Avdullah Hoti u zgjodh në Parlament si kryeministri i ri i Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e reciprocitetit ndaj Serbisë. Hoti nga mbledhja e Qeverisë paraditen e sotme deklaroi se ky vendim do të ndihmojë më shumë në vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E në këtë mënyrë, kërkoi edhe nga ana e qeverisë Serbe që të heqë pengesat, siç është fushata për ç’njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Këtij vendimi të bërë publik ditën e sotme nga qeveria e re e Kosovës i është përgjigjur edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se shfuqizimi i reciprocitetit ndaj vendit të tij nga Kosova është një ide e mirë.

Kjo pasi sipas tij,  heqja e të gjitha pengesave tregtare mes Kosovës dhe Serbisë është vendim më i mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa sa i përket udhëheqjes së dialogut, Kryeministri Hoti ka deklaruar se nuk mund t’ja delegojë udhëheqjen e dialogur me Serbinë Presidentit Thaçi.  Ai ka thënë ndër të tjera se dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet nga Kuvendi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avduhall hoti dialogu kosoves serbi reciprociteti me serbine avduhall hoti dialogu kosoves serbi reciprociteti me serbine

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...