Bota

“Nuk mund t’i gënjej njerëzit”, Vuçiç: Do të përpiqemi për të zgjidhur çështjen me Kosovën

6 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA
“Nuk mund t’i gënjej njerëzit”, Vuçiç:

KOSOVË– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është zotuar se do “luftojë” për Kosovën, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë zgjidhje fatlume për Serbinë.

Vendimi që mori sot kryeministri i ri i Kosovës, Abdullah Hoti ka shkaktuar reagime të shumta. Pavarësisht se ish-kryeministri Kurti e ka kritikuar një vendim të tillë, shumë politikanë të tjerë e kanë përshëndetur vendimin e Hotit.

Ndërkohë pas vendimit për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Kosovës, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se kjo është një ide e mirë që do të ndihmojë për dialogun Kosovë -Serbi.

Sëfundmi në tjetër deklaratë, Vuçiç është shprehur se ai si President nuk ka detyrë të mashtrojë njerëzit, por sipas tij gjatë vitit të ardhshëm do të ketë përpjekje për të zgjidhur çështjen mes dy vendeve, pavarësisht se  nuk dihet nësëe do të zgjidhen.

“Nuk është detyrë e presidentit të Serbisë të mashtrojë njerëzit. Do të ketë përpjekje për të zgjidhur gjërat gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dihet nëse do të zgjidhen. Para nesh i kemi gjashtë muaj luftë të vështirë politike për interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi dhe për të drejtat e njerëzve tanë atje. Unë pres që Lajçak të vijë në Beograd menjëherë pas zgjedhjeve. Nuk ka zgjidhje të lumtur për ne, çfarëdo qoftë ajo, ne nuk mund të jemi të kënaqur veçanërisht. Nuk mund t’i gënjej njerëzit. Puna e presidentit ose dikujt që merret me politikë nuk është t’i mashtrojë njerëzit.”- tha Vuçiç.

Ndër të tjera ai shtoi se pret edhe bisedime me Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë (rezultatin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë) zgjidhje më pak të pafavorshme, por ta bëjmë atë të favorshëm është jorealiste.”-  u shpreh Presidenti serb.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic hoti heq reciprocitetin me serbine aleksander vucic hoti heq reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...