Bota

“Kjo pra është qeveria e paligjshme”, Hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë, Kurti: Hoti i ka mveshur Kosovës fajin

6 Qershor 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Kjo pra është qeveria e paligjshme”, Hoqi reciprocitetin

KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Kryeministrit aktual, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kurti në postimin e tij  në Facebook shkruan se qeveritarët serb në  dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës.

Që sipas tij ky detaj tregon se pala serbe do ta zbatonte reciprocitetin, por ai thotë se pas vendimit të Hotit, nuk do të kenë më nevojë, pasi ky i fundit ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë. Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit. Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.  Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut. Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.”– ka shkruar Kurti në Facebook.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti avdullah hoti hoti heq reciprocitetin me serbine albin kurti avdullah hoti hoti heq reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...