Bota

Bilanc tragjik në Brazil/ 1,005 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

6 Qershor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Brazil/ 1,005 viktima nga COVID-19 në 24 orët e

BRAZIL–  1,005 vdekje të reja u regjistruan në Brazil nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar mbi 35.000 bilancin e jetëve të humbura nga virusi.

Deri më tani Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet çdo ditë e më shumë.  Tashmë me rritjen ditore Brazili ka tejkaluar edhe Italinë, ku deri më tani janë rregjistruar 35.047 viktima që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë  shifrat e rasteve të reja brenda 24 orëve është e frikshme. Të paktën 30.830 persona janë konfirmuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Brazil duke e çuar  646.006 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në Brazili.

Me këto bilance të frikshme tashmë Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...