Bota

Lajçak mirëpret vendimin e Hotit: Heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer dialogut

6 Qershor 2020, 12:40 Nga DOSJA
Lajçak mirëpret vendimin e Hotit: Heqja e reciprocitetit tregon

KOSOVË– Ditën e sotme kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti ka shfuqizuar vendimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, me motivin se është një ndryshim që do të ndihmojë pozitivisht  në dialogun me Serbinë.

Ndërkohë lidhur me vendimin e Hotit, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka mirëpritur heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas Lajçak heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer tavolinës së dialogut.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë në Kosovë për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për vazhdimin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja tregon përkushtimin e qartë të Kosovës për t’u kthyer në tavolinë pa vonesa.”-ka thënë ai në postimin e tij në rrjetin social Twitter.

A.C/Dosja.al   

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hoti heq reciprocitetin me serbine mirosllav lajçak avdullah hoti hoti heq reciprocitetin me serbine mirosllav lajçak

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...