Bota

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ infektohen 125 pacientë dhe vdesin dy persona nga Covid-19 në 24 orët e fundit

6 Qershor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ infektohen 125 pacientë dhe

MAQEDONI E VERIUT– Pas disa ditësh rekord Maqedonia e Veriut ka shënuar një rënie të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ditën e sotme Maqedonia e Veriut ka shënuar vetëm 125 raste të reja dhe 2 viktima, ku shumica janë në kryeqytet, Shkup.

Prej ditësh Maqedonia e Veriut po rregjistronte shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.  Fatmirësisht sot është parë një ulje e ndjeshme e pacientëve të infektuar.

Megjithatë si shkak i një rritje të dytë të kurbës së infeksionit, Qeveria maqedonase ka rivendosur sërish gjendjen e jashtëzakonshme si edhe ka bërë detyrim karantinimin.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 2.915 ndërsa të vdekur numërohen në total 151 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll