Bota

Joe Biden shpallet rivali zyrtar i Donald Trump për president në zgjedhjet e nëntorit

6 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Joe Biden shpallet rivali zyrtar i Donald Trump për president në

SHBA– Donald Trump do të përballet në zgjedhjet e nëntorit me Joe Biden. Mediat e huaja shkruajnë se Biden është shpallur zyrtarisht rivali i Donald Trump në zgjedhjet e muajit nëntor, pasi fitoi edhe kandidaturën e Partisë Demokratike për të garuar në presidencialet e radhës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Biden ka treguar se ai ka siguruar 1991 delegatët e nevojshëm për të qenë kandidat i demokratëve dhe se do të luftojë për të fituar betejën kundër Trump.

Joe Biden ishte kandidati potencial që pas tërheqjes së Bernie Sanders në muajin prill. Por pandemia dhe efektet e saj mbi ekonominë sikurse dhe protestat më të fundit civile në mbarë Amerikën, duket se do të dominojnë fushatën e Biden deri në zgjedhjet e nëntorit të 2020.

Kujtojmë se Biden, i cili ka shërbyer si zv.president gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga Barack Obama, e nisi fushatën e tij me humbje në Iowa dhe New Hampshire, megjithatë ai fitoi bindshëm, pas fitores në Karolinën e Jugut. Ai arriti të triumfojë dhe dominojë debatin, duke siguruar 10 nga 14 shtete.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet për president në shba donald trump joe biden zgjedhjet për president në shba

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...