Shembet natën TK, Veliaj kërkon bashkim, Rama s’tërhiqet. Opozita paralajmëron protesta e ndërkombëtarët kërkojnë d
17 Maj 2020, 13:48Nga DOSJA
TIRANË- Godina e Teatrit Kombëtar nuk është më. I gjithë shteti u ngrit në këmbë gjatë natës dhe fadromat rrafshuan godinën e cila kishte një histori mbi 80-vjeçare. Më shumë se një mijë forca policie krjiuan një perimetër të gjerë rreth teatri dhe pasi ncorrën me dhunë protestuesit e fundit, nuk lejuan asnjë që të afrohej në “vendin e krimit”.
Shembja e godinës e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ka sjellë edhe njëherë një përplasje të fortë politike. Opozita që prej shumë ditësh ishte zotuar që nuk do lejonte rrafshimin e godinës, e tani që ndërtesa u shemb bëri thirrje për protesta.
Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, sot paradite, u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka kaluar vijën e kuqe dhe tashmë nuk duhet të ketë asnjë përmbajtje nga qytetarët. Ndërkohë Monika Kryemadhi u tregua më e ashpër pasi tha se godina e shembur “është varri i Edi Ramës”.
Pas këtyre deklaratave Basha ka mbledhur aleatët në selinë blu e pas takimit është shprehur se do të nisin një valë protestash për të rrëzuar Ramën. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta publikoi pamjet e shembjes së godinës dhe u shpreh se prishja “është bërë nga MAFIA”. Vetëm pasi dy godinat ishin rrafshuar ka ardhur një reagim nga Kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Numri një i qeverisë tha se “unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni”, duke iu përgjigjur një deklarate të regjisorit Edmond Budina.
Ndërkohë Veliaj me anë të një video mesazhi tha se ky ishte vendimi më i vështirë i marrë në karrierën e tij politike, e paralajmëroi se tani radhën për një ridemensionim e ka Kalaja e Tiranës.
Edhe ndërkombëtarët nuk kanë heshtur për këtë ngjarje, duke kërkuar dialog mes palëve dhe vëtëpërmbajtje. Por deklaratat e trupave diplomatikë në Shqipëri kanë qenë shumë të vonu
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË –Aktori i njohur Ervin Bejleri është përplasur me policinë gjatë mbrëmjes së djeshme, në mbrojtje të Teatrit kombëtar. Bejleri është shtyrë me forcë...
TIRANË– Shkrimtari dhe poeti Primo Shllaku, ka publikuar disa vargje pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndër rreshta, Shllaku shkruan se kjo është dit...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thotë se tashmë është momenti që qytetarët dhe protestuesit tek teatri të bashkohen me zërin e bashkisë Tiranë dhe...
TIRANË– Rishfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku Veliaj me...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë një pikë të përbashkët, pavarësisht betejës në dist...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke mos thënë asnjë fjalë për atë çfarë ndodhi që n...
TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, duke qenë se është edhe ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha një deklaratë për mediet u shpreh se shumë shpejt opozita e bashkuar do i rikthehet protestave. Basha sqaroi se opozita...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar protesta të reja nga opozita e bashkuar, disa orë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në një pronon...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka injoruar totalisht protestën dhe përplasjet që po zhvillohen tek sheshi përballë Teatrit Kombëtar. Rama ka postuar video n...