Erion Veliaj mesazh protestuesve tek Teatri: Është koha të bashkohemi, mërzia do kalojë, do merremi edhe me Kalanë e Tiran
17 Maj 2020, 12:52Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thotë se tashmë është momenti që qytetarët dhe protestuesit tek teatri të bashkohen me zërin e bashkisë Tiranë dhe qeverisë. Përmes një deklarate të regjistruar dhe të transmetuar në faqen e Facebook-ut, Veliaj tha se të gjitha punët e mira janë bërë gjithmonë me reagim negativ. Ai shtoi se tashmë është koha për të parë edhe shtimin e sipërfaqes së Kalasë së Tiranës.
Pjesë nga deklarata e Erion Veliajt:
Fillimisht, nuk u preferua një teatër me kullë, u tërhoqëm. Bëmë prapë një hap pas, asnjë centimetër të mos i hiqej TK. Në një negociatë nuk mund të marrësh gjithçka. Nuk mund të kemi teatër edhe pa kullë, edhe në qendër të Tiranës. Sapo na u transferua prona, e verifikuam. Instituti në vitin 2018, e pa si të papërshtatshëm në vitin 2018. Në 2007 atë që sot e përdorin si betejë, e hoqën nga listat e monumenteve kulturore. Kushdo që ndihet sot i trishtuar, ndihet që një betejë që i mori kohë doli pa fryt. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por erdhi koha të shohim përtej kësaj dit.e Të mos lemë partitë të na përçajnë. Është momenti për t’u bashkuar. Partitë politike fërkojnë duart. Cfarë iku iku. Edhe kur u bë parku i lodrave u mërzitën, por sa u gëzuan kur u hap dhe çuan fëmijët për të luajtur. Do e shtojmë edhe kalanë e Tiranës, do të bëhet edhe njëherë sa kaq është.
Reagimi i Veliajt, vjen disa orë pasiështë shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rishfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku Veliaj me...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë një pikë të përbashkët, pavarësisht betejës në dist...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke mos thënë asnjë fjalë për atë çfarë ndodhi që n...
TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, duke qenë se është edhe ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha një deklaratë për mediet u shpreh se shumë shpejt opozita e bashkuar do i rikthehet protestave. Basha sqaroi se opozita...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar protesta të reja nga opozita e bashkuar, disa orë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në një pronon...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka injoruar totalisht protestën dhe përplasjet që po zhvillohen tek sheshi përballë Teatrit Kombëtar. Rama ka postuar video n...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjetet sociale, Duma shkruan se perë...
TIRANË– Ambasada britanke në Shqipëri ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit kombëtar në Shqipëri.Në reagimin e tyre, shkruhet se përfaqësuesit e Britanis...