Politike

Shembi Teatrin natën, rishfaqet Erion Veliaj, me zë të dridhur flet: Ishte vendimi më i vështirë në jetën time!

17 Maj 2020, 12:45 Nga DOSJA
Shembi Teatrin natën, rishfaqet Erion Veliaj, me zë të dridhur

TIRANË– Rishfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku Veliaj me zë të dridhur u shpreh se ata që ishin kundër prishjes së godinës ishin vetëm një pakicë. 

Më tej, Veliaj shtoi se prishja e Teatrit ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë në jetën e tij, duke i cilësuar si pjesë e detyrës së tij.

Duam një teatër të ri. Kishim një projekt për një pazar të ri për një breg të lumit. Patëm një diskutim shumë të gjatë, kam qënë në 12 takime. Ata që ishin kundër ishin pakicë.Ndonjë kjo detyrë të vendime të vështira. Ky ishte vendimi më i vështirë më i madh në jetën time. Ta kalojmë duke u bashkuar dhe jo duke u përçarë,”-tha Veliaj.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj shembet teatri kombetar erion veliaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll